“Protesta, e vetmja rrugë për të larguar Ramën”, Berisha: Narkobanditët sulmuan edhe selinë e PD-së

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar dhunën e ushtruar nga Policia gjatë protestës së sotme.
Berisha paralajmëroi se kryeministri Edi Rama do të mbajë përgjegjësi për plagosjen e protestuesve.
Kryedemokrati deklaroi se protesta mbetet e vetmja rrugë për largimin e Ramës nga pushteti, ndërsa akuzoi gjithashtu Policinë për sulm ndaj selisë së Partisë Demokratike, ku sipas tij u përdorën gaz lotsjellës dhe spraj.
“Protesta dhe vetëm protesta, rruga e vetme për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Dënoj dhunën e egër që u ushtrua ndaj protestuesve. Rama duhet të mbajë përgjegjësi, do të përgjigjet për të gjitha plagosjet që u ka shkaktuar protestuesve paqësorë.
Në emër të PD-së, dënoj me forcën më të madhe sulmin stalinist kundër selisë së Partisë Demokratike. Rama dërgoi narkobanditët e tij me të gjithë arsenalin dhe sulmuan selinë e PD-së në territorin e saj, me ujë, bombola gazi dhe spraj, në një kohë kur nuk kishte asnjë motiv”, tha Berisha.
/vizionplus.tv




