Pak para nisjes së sfidës Inter–Genoa, e vlefshme për javën e 13-të të Serie A, janë bërë publike formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.
Trajneri i Genoa-s, Daniele De Rossi, ka përfshirë në formacionin titullar mbrojtësin shqiptar Mario Mitaj. Futbollisti 23-vjeçar nga Malësia e Madhe do ta nisë takimin i vendosur në krahun e majtë të mesfushës, në një rol më të avancuar se pozicioni i tij i zakonshëm.
Të lidhura
None found
Përballja në “Giuseppe Meazza”, stadiumi madhështor me një kapacitet prej mbi 80 mijë vendesh, përfaqëson një mundësi të rëndësishme për Mitajn. Një paraqitje e mirë ndaj Interit mund t’i shërbejë shqiptarit për të fituar më shumë vëmendje në Genoa dhe në futbollin italian.








