Janë luajtur të shtunën pasdite dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Pavarësisë në volejboll për meshkuj, turneu i rrjetës dedikuar Pavarësisë së Shqipërisë dhe që po zhvillohet në Elbasan.
Në takimin e parë gjysmëfinale, skuadra e Skënderbeut fitoi 3-1 ndaj kosovarëve të Ferizaj (25-23, 25-22, 25-27, 25-19). Takimi ishte i ekuilibruar shumicën e kohës, me korcarët që bënë diferencën në fund.
Në finale shkon edhe skuadra e Studenti, që mposhti 3-0 në gjysmëfinalen e dytë ekipin e Shkëndija (25-16, 25-13, 25-15). Një ndeshje pa shumë histori, komënauar nga Studenti në të trija setet.
Gjysmëfinale-Meshkuj
Skënderbeu – Ferizaj, 3-1
Studenti – Shkëndija, 3-0
Finale (29 nëntor)
Skënderbeu – Studenti, 16:30






