• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mbyllet protesta e 28-Nëntorit, boshatiset sheshi “Skënderbej”

by Lajm Lajm
November 28, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Mbyllet protesta e 28-Nëntorit, boshatiset sheshi “Skënderbej”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Protesta e thirrur më 28 Nëntor kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama u mbyll, pas disa orësh përplasjesh me policinë dhe përdorimit të gazit lotsjellës e ujit me presion.

Policia nisi rreth orës 19:30 aksionin përfundimtar për shpërndarjen e protestuesve, duke ndërhyrë në shesh dhe në zonat përreth. Pas ndërhyrjes, qytetarët u larguan gradualisht, duke shënuar përfundimin e tubimit.

Protesta e kësaj të shtune, e zhvilluar në Ditën e Flamurit, u shoqërua me episode të përsëritura tensioni. Gjatë orëve të pasdites, protestuesit hodhën molotovë, fishekzjarrë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve dhe institucioneve, ndërsa policia iu përgjigj me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë me presion.

Përplasjet u shtrinë në disa zona të kryeqytetit. Në sheshin përpara Kryeministrisë pati përballje mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa në zonën e Bashkisë së Tiranës u raportuan dëmtime të xhamave të godinës. Gjatë ndërhyrjeve policore pati edhe shoqërime të protestuesve, disa prej të cilëve u larguan me forcë nga zona e tubimit.

Bilanci i të lënduarve u rëndua gjatë protestës. Sipas të dhënave të bëra publike, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 39 persona të lënduar. Mes të prekurve nga incidentet pati protestues, efektivë policie dhe punonjës të medias.

Edhe gazetarët dhe operatorët që po ndiqnin nga afër zhvillimet u përballën me incidente gjatë raportimit.

Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe keqqeverisje.

Tags: Edi RamapoliciaProtestë
Previous Post

MedAL/ Reforma që deformon tregun e barnave dhe rrezikon pacientët

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Mbyllet protesta e 28-Nëntorit, boshatiset sheshi “Skënderbej”

Mbyllet protesta e 28-Nëntorit, boshatiset sheshi “Skënderbej”

November 28, 2026

MedAL/ Reforma që deformon tregun e barnave dhe rrezikon pacientët

November 28, 2026
FOTO/ Vijojnë tensionet, policia shoqëron protestuesin e gjakosur në kokë

FOTO/ Vijojnë tensionet, policia shoqëron protestuesin e gjakosur në kokë

November 28, 2026
Përsëritet precedenti/ Një tjetër protestues goditet me plumb gome në sy

Përsëritet precedenti/ Një tjetër protestues goditet me plumb gome në sy

November 28, 2026
Lubonja: Protesta u përça, mungoi një përfaqësi e përbashkët, dyshime për të infiltruar

Lubonja: Protesta u përça, mungoi një përfaqësi e përbashkët, dyshime për të infiltruar

November 28, 2026
VIDEO/ Policia qëllon me plumb gome në kokë kamarierin: Isha në vendin e punës…

VIDEO/ Policia qëllon me plumb gome në kokë kamarierin: Isha në vendin e punës…

November 28, 2026
Rëndohet bilanci, shkon në 39 numri i të plagosurve në protestë

Rëndohet bilanci, shkon në 39 numri i të plagosurve në protestë

November 28, 2026
VIDEO/ Efektivët rrethojnë qytetarët, i tërheqin zvarrë drejt furgonit të policisë

VIDEO/ Efektivët rrethojnë qytetarët, i tërheqin zvarrë drejt furgonit të policisë

November 28, 2026
Mediat e huaja jehonë protestës: Përplasje të dhunshme në Ditën e Flamurit në Tiranë

Mediat e huaja jehonë protestës: Përplasje të dhunshme në Ditën e Flamurit në Tiranë

November 28, 2026
Të rinjtë sulmojnë Bashkinë e Tiranës, thyejnë xhamat

Të rinjtë sulmojnë Bashkinë e Tiranës, thyejnë xhamat

November 28, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Përplasje me armë zjarri në Itali, ekzekutohet shqiptari

    Përplasje me armë zjarri në Itali, ekzekutohet shqiptari

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet lokale të 9 majit, kandidatët e mundshëm të PS-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Horoskopi për ditën e mërkurë, 25 nëntor 2026

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL