Ademola Lookman drejt rikthimit në Serie A, zbulohet kushti i Atletico Madridit

28 Nëntor 2026
20:37
Telesport
back button

Pas nisjes së sezonit si titullar, Ademola Lookman është shndërruar në ndeshjet e fundit një rezervist i mirëfilltë. Edhe pse aktualisht vuan nga një dëmtim në gju dhe nuk është përfshirë në skuadrën e “Colchoneros”.

Nigeriani ka kontribuar me dy gola dhe një asist deri tani, shumë larg pritshmërive. Në këtë situatë, nuk përjashtohet largimi i tij gjatë merkatos së janarit.

Së fundmi, janë shtuar zërat për një rritje të interesimit të Romës për anësorin nigierian. Në rast rikthimi në Serie A dhe transferimi te Roma, Lookman do të ribashkohet me Gian Piero Gasperini-n me të cilin ka punuar tek Atalanta, edhe pse në fund marrëdhënia mes tyre nuk ishte në ditët më të mira.

Megjithatë, Gasperini ka dhënë “ok” e tij për transferimin e Lookman gjatë merkatos së janarit. Në anën tjetër, Atletico Madrid është e vendosur për të lejuar largimin e Lookman vetëm për shifrën 40 milionë euro. Klubi madrilen preferon shitjen e drejtpërdejtë, duke hedhur poshtë mundësinë e huazimit me të drejtë ose detyrim blerjeje në fund të sezonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit