Video tjetër/ Jo vetëm me ujë, grupi i xhirmit i Syri TV u sulmua edhe me gaz lotsjellës

20:37, 28/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Grupi i xhirimit, gazetari  Elkier Bushkolaj dhe operatorin Ardian Muka, gjatë raportimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”u sulmuan me ujë me presion që i rrëzoi në tokë duke u shkaktuar lëndime trupore.

Por nuk mjaftoi me kaq. Grupi i xhirimit u qëllua edhe me gaz. Në videon e mbërritur në redaksi dëgjohet thirrje e operatorit për të mos qëlluar me gaz pasi ‘po vdesim’

Për shkak të incidentit, operatori i Syri tv, Muka përfundoi me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Kjo nuk është hera e parë që policia sulmon me ujë, gaz lotsjellës e deri me plumba gome, gazetarët e grupet të xhirimit të mediave. Pamjet e transmetuara  nga protesta e 28 nëntorit, lë të dyshosh për sulm të qëllishëm ndaj gazetarëve, reporterëve dhe operatorëve që raportojnë nga vendi i ngjarjes

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco