Skiatorja shqiptare Lara Colturi u rendit në vendin e 10-të në garën e sllallomit gjigant, të zhvilluar në Killington të SHBA-së, e vlefshme për Kupën e Botës në ski.
Pas tri garave të para të sezonit, ku kishte arritur të ngjitej gjithmonë në podium, me një fitore dhe dy vende të dyta, këtë herë Colturi nuk arriti të rivalizonte për pozitat e para.
Në zbritjen e parë, të zhvilluar në kushte të vështira për shkak të mjegullës, skiatorja kuqezi regjistroi kohën 1 minutë, 3 sekonda e 23 të qindtat, duke u renditur e 13-ta, rreth dy sekonda pas Mikaela Shiffrin.
Në zbritjen e dytë, Colturi përmirësoi ndjeshëm paraqitjen, duke regjistruar kohën 1:01.45. Me kohën e përgjithshme 2:04.68, ajo e përfundoi garën në vendin e 10-të.
Fitorja në Killington shkoi për Alice Robinson, e cila e mbylli garën me kohën 2:03.02. Për Colturi, lodhja dhe rezultati i zbritjes së parë duket se ndikuan në renditjen përfundimtare.
Skiatorja shqiptare do të rikthehet në pistë të dielën, kur do të garojë në disiplinën e sllallomit.

© SYRI.net
VIDEO/ Turp për Schalken dhe rikthim makthesh për Karius, Paderborni shkruan historinë me fitoren 8-1
Lazio me shifra kampionësh, statistikat e vendosin mes pretendenteve kryesore për titullin në Serie A
Lazio mposht Torinon dhe shkëputet në krye, Zaccagni protagonist me dy asisteBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: