Nga 1 janari i vitit të ardhshëm banorët e Ohrit do të përballen me fatura më të larta të ujit për 8 për qind. Ky vendim ka shkaktuar reagim. Qytetarët thonë se kjo do të jetë një barrë shtesë për buxhetin familjar edhe ashtu të dobët.

“Kjo nuk është mirë. Pagat nuk janë aq shumë në përputhje me rritjen e çmimeve”, tha një banor.


“Me shëndet e paçim. A mund të ndryshojmë diçka? Kjo është jonormale, është tepër. “Si do të ndikojë kjo te qytetarët, pensionistët?” Le ta mendojmë të gjithë, me një pension e dimë si është”, u shpreh një qytetar.

Kompanitë lokale, përfshirë edhe kapacitetet hoteliere, do të paguajnë 20 për qind më shumë fatura uji në tre vitet e ardhshme. Nga shoqata e Gastronomëve thonë se kjo do të jetë një goditje shtesë për turizmin.

“Nuk e kemi menduar kurrë se do të kemi rritje prej 20 për qind. Do të ketë një reagim të madh nga shoqata e hoteleve dhe të gjithë hotelierët në rajonin e Ohrit, dhe mendojmë se është e paimagjinueshme të kemi një rritje të tillë”, deklaroi Kërste Blazheski-Kryetar i HOTAM-it.

Banorët e Ohrit do të marrin gjithashtu fatura më të larta edhe për largimin e ujërave fekale. /Alsat.mk