Nga dita e sotme, në Ferizaj ka filluar mirëmbajtja e rrugëve gjatë sezonit dimëror, pastrimi i borës dhe hedhja e rërës në zonat e thella malore të fshatrave Burrnik dhe Jezerc.
Sipas njoftimit të komunës së Ferizajt, ky aktivitet po realizohet në përputhje me marrëveshjet e bashkëpunimit për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimëror, sipas LOT II, LOT V dhe LOT VI, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të sigurta dhe lehtësimit të qarkullimit për banorët e këtyre lokaliteteve.
Kompania që mirëmban rrugët, sipas komunës, mbetet e përkushtuar që të ofrojë shërbime cilësore dhe të kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve, duke qenë në shërbim të qytetarëve edhe gjatë kushteve të vështira atmosferike.