Thaçi uron shqiptarët për Pavarësinë: Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkë

28 Nëntor 2026 | 20:08

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook është publikuar një mesazh, në të cilin është rikthyer edhe një deklaratë e mëhershme e Thaçit, ku ai e cilësonte 28 Nëntorin si ditën më të madhe dhe më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

Në mesazhin e publikuar përmenden figura të rëndësishme të historisë shqiptare, nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Ismail Qemali, te Isa Boletini dhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari.

“Sot është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Është 28 Nëntori i Skënderbeut. Është 28 Nëntori i Ismail Qemalit e Isa Boletinit, i UÇK-së dhe Adem Jasharit. Sot çdo shqiptar ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare, sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare”, thuhet në deklaratën e publikuar.

Në vijim, Thaçi përcjell edhe urimin e tij për shqiptarët, duke shprehur besimin se festat e ardhshme të nëntorit do t’i kremtojë së bashku me ta.

“I uroj shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, të festojnë të bashkuar, krenarë dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht. Faleminderit shumë”, thuhet në mesazh.

Postimi shoqërohet me një fotografi nga një takim i mëhershëm i Hashim Thaçit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ditëlindja e Adem Jasharit, Rama: Kujtojmë me respekt Komandantin Legjendar të UÇK-së

Kryeministri Edi Rama ka dalë këtë të shtunë me një tjetër reagim ne rrjetet sociale ku kësaj here për 28 Nëntor ka përkujtuar ditëlindjen e...
14:22 | 28/11/2026

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, në 29-vjetorin e krijimit të UÇK-së, ajo ka vizituar bashkëshortin e saj Rexhep Selimin në Hagë, së bashku me djalin...
13:35 | 28/11/2026

Dita e Flamurit, homazhe në Prekaz në nderim të dëshmorëve! Çitaku: Kosova e pavarur, kryevepër e Adem Jasharit

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me kryesinë e partisë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,...
11:40 | 28/11/2026