
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar nga Spitali i Traumës plagosjen e 20-vjeçarit Orgen Hajderi, nga Kuçova, gjatë protestës. Ai thotë se i riu ka marrë një goditje me plumb gome në kokë dhe ka pësuar hematomë të rëndë. Sipas tij, 20-vjeçari ndodhet në reanimacion, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Blushi e quan një akt barbar dhe krim shtetëror, duke akuzuar Policinë për dhunë ndaj protestuesve. Ai paralajmëroi gjithashtu se Partia e Lirisë do të depozitojë kallëzim penal ndaj efektivëve të përfshirë në ngjarje.