Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u ka kërkuar protestuesve të ndalin dhunën, teksa njofton se disa prej tyre qëlluan derën e Teatrit të Kukullave.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Gonxhja thotë se një molotov u hodh në derën e Teatrit, duke çuar në anulimin e shfaqjes “Mbreti Luan”, e cila i kishte arritur t’i shiste të gjitha biletat.
“E drejta për të protestuar paqësisht garantohet, ndërsa dhuna e verbër ndaj institucioneve që u përkasin të gjithëve meriton dënim të qartë nga gjithësecili. Lutja e tyre më prekëse”, shkruan Gonxhja bashkangjitur me një video ku dallohet momenti kur molotovi shpërthen në ambientet e teatrit si dhe disa fëmijëve të krijuar me inteligjencë artificiale që shfaqen të traumatizuar.
Reagimi i plotë i ministrit Gonxhja:
“Sot, më 28 Nëntor në orën 18:00, Teatri i Kukullave duhej të hapte perden për “Mbretin Luan”. Të gjitha biletat ishin shitur, por pas dhunës së sotme, shfaqja e mbrëmjes u anullua sepse protestues të papërgjegjshëm goditën dyert e teatrit dhe hodhën molotov në ambientet e godinës.
NDALONI luftën me mullinjtë e erës, STOP djegies dhe shkatërrimit të Teatrit të Kukullave! Fëmijët aty ndjekin shfaqjet e tyre të dashura. BOLL trauma u janë shkaktuar, mos i lini pa skenën e tyre artistike, mos ua anulloni festat, planet, JETËN!
E drejta për të protestuar paqësisht garantohet, ndërsa dhuna e verbër ndaj institucioneve që u përkasin të gjithëve meriton dënim të qartë nga gjithësecili. Lutja e tyre më prekëse! “, shkruan ministri.
