Pas protestës së sotme të zhvilluar në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha i ka dërguar një mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, ku i falënderon për angazhimin që sipas tij ata kanë bërë për organizimin e këtij tubimi. Siper Berishës, kryeministri Edi Rama, të cilin e quan një narkodiktator, mori goditjen e merituar.
Duke theksuar se protesta e sotme ishte në lartësinë e pritshmërive të PD-së, Berisha i ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit, anëtarëve të Kryesisë, deputetëve, kryetarëve të degëve dhe të gjithë anëtarëve të PD-së që të bëjnë përpjekje që edhe protesta e paralajmëruar për nesër, të ketë të njëjtin sukses.
Mesazhi i Berishës:
Mesazh falënderimi!
Drejtuar anëtarëve të Kryesisë së PD-së, deputetëve, kryetarëve të degëve, anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të gjithë anëtarëve e anëtareve të Partisë Demokratike.
Protesta e sotme dhe suksesi i saj kishin një rëndësi shumë të veçantë dhe ishin në lartësinë e pritshmërive tona. Ajo u bë një lajm botëror falë meritës së të gjithë pjesëmarrësve të saj. Narkodiktatori mori goditjen e merituar në ditën e merituar! Ndaj dhe dua të falënderoj përzemërsisht secilin prej jush për praninë dhe ndihmesën tuaj në këtë protestë qytetare dhe në suksesin e saj. Sikundër ju ftoj të bëni çdo përpjekje që protesta e thirrur për nesër të ketë suksesin e sotëm.
Me urimet më të përzemërta, miqësisht,
Sali Berisha.
Lajmi kryesor:
Protestuesit me maska brenda në PD, Policia hedh ujë! Berisha: Do u bëhemi gjithmonë strehë, Rama sulm selisë sonë, do i kundërpërgjigjemi te PS (VIDEO)





