Kronikë
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët dëmtojnë fasadën e godinës

Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Drizë të Fierit, në vendin e njohur si Qafë Koshovicës.
Si pasojë e zjarrit është dëmtuar vetëm një pjesë e fasadës së godinës, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij zjarri.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




