Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në zonën e Kalimashit, pranë tunelit, si dhe në disa segmente të Rrugës së Kombit, pas uljes së temperaturave në qarkun e Kukësit.
Dëborë është regjistruar edhe në zonat e larta malore, në lartësitë mbi 700 metra, ndërsa në rrugë vijon të ketë lagështi për shkak të reshjeve të shiut të rëna disa orë më parë.
Si pasojë e reshjeve raportohet se është vështirësuar ndjeshëm qarkullimi, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të përdorin goma dimërore dhe të mbajnë me vete zinxhirët për shkak të kushteve atmosferike.