Ecuria e Lazios në këtë sezon në Serie A janë të jashtëzakonshme. Pas 13 javësh kampionat, bardhekaltrit kanë grumbulluar plot 35 pikë. Vetëm 2 skuadra kanë bërë më mirë se romanët në historinë e kampionatit italian.

Juventusi i Massimiliano Allegrit në sezonin 2018/2019 me 37 pikë dhe Zonja e Vjetër e Fabio Capellos në sezonin 2005/06 me 36 pikë, por kjo e fundit zbriti në Serie B në tavolinë për të famshmin ‘Calciopoli’.

Për më tepër, Lazio është e skuadra e tretë që grumbullon të paktën 35 pikë në 13 ndeshjet e para sezonale në Serie A pas Juventusit (në 1949/50, 2005/06, 2018/19 e 2019/20) dhe Napolit (në 2017/18 e 2022/23).

Por jo vetëm kaq, në 5 nga 6 precedentët kur një skuadër ka grumbulluar të paktën 35 pikë në këtë fazë të turneut, në fund të sezonit ka fituar titullin kampion, pa marrë parasysh këtu penalizimet(Juventus nel 1949/50, 2005/06, 2018/19 e 2019/20, dhe Napoli në 2022/23), me Napolin e 2017/18 (që u rendit i dyti) si përjashtimi i vetëm.

Top Channel