Përsëritet rasti i Erjon Vishkullit, një tjetër i ri goditet me plumb gome në sy gjatë protestës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.11.2026, 21:35

Duket se rasti i Erjon Vishkullit nuk ka shërbyer si kambanë alarmi. Një tjetër i ri është goditur me plumb gome në syrin e majtë gjatë protestës së sotme në Tiranë dhe ka përfunduar i shtruar në QSUT.

Në videon e siguruar nga JOQ Albania, i riu shfaqet në ambientet e spitalit me një fashë që i mbulon syrin e majtë. Gjatë bisedës, ai tregon se ka dhimbje shumë të forta dhe rrëfen momentin kur u godit.

Sipas dëshmisë së tij, ai ndodhej pranë Hotel Tiranës dhe po fliste në telefon me të ëmën. Sapo kishte përfunduar telefonatën, mori goditjen në sy. I riu shprehet se goditja ishte e drejtpërdrejtë dhe se beson se ishte marrë në shënjestër.

Ngjarja sjell ndërmend rastin e Erjon Vishkullit, i cili u godit gjithashtu me plumb gome në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit, duke duke rrezikuar seriozisht shikimin në atë sy.

Tashmë, pak më shumë se një muaj nga ai rast, një tjetër protestues përfundon në spital me dëmtim në të njëjtën pjesë të trupit. Deri kur do të përsëriten këto raste dhe kush do të mbajë përgjegjësi për pasojat e përdorimit të plumbave të gomës ndaj qytetarëve?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit