Blushi nga Spitali i Traumës: I riu që u qëllua në kokë nga policia, në reanimacion. Kallëzim penal efektivëve

Blushi nga Spitali i Traumës: I riu që u qëllua në kokë nga policia, në reanimacion. Kallëzim penal efektivëve

20:49, 28/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar nga Spitali i Traumës plagosjen e rëndë të 20-vjeçarit Orgen Hajderi, nga Kuçova, gjatë protestës së 28 nëntorit në Tiranë.

Sipas Blushit, i riu është goditur me plumb gome në kokë, ka pësuar hematomë të rëndë dhe ndodhet në reanimacion, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Në një reagim të drejtpërdrejtë nga spitali, ku ndodhej së bashku me Lefter Maliqin, Blushi e cilësoi ngjarjen si ‘akt barbar’ dhe ‘krim shtetëror’, duke dënuar përdorimin e forcës ndaj të riut.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë bëri të ditur gjithashtu se kjo forcë politike do të ndjekë rrugën ligjore për rastin, duke paralajmëruar kallëzim penal ndaj efektivëve të policisë që, sipas tij, janë përgjegjës për plagosjen e protestuesve.

Reagimi i Tedi Blushit:

Live nga Spitali i Traumës së bashku me Lefter Maliqin - Dënojmë aktin barbar dhe krimin shtetëror të goditjes me plumb gome në kokë ndaj 20-vjeçarit, Orgen Hajderi nga Kuçova, me hematomë të rëndë në kokë, i cili ndodhet në reamimacion duke u operuar.

Partia e Lirisë do të kallëzojë penalisht banditët me uniformë të Edi Ramës që përgjakën sot 28 Nëntorin.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco