Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    47 të lënduar nga protesta në Tiranë, 5 vijojnë të jenë të shtruar në spital

    Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikuan bizneset dhe makinat përreth

    Vlora mbushet me qytetarë për 114-vjetorin e Pavarësisë, Rama publikon pamje nga atmosfera festive

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » 47 të lënduar nga protesta në Tiranë, 5 vijojnë të jenë të shtruar në spital
    Aktualitet

    47 të lënduar nga protesta në Tiranë, 5 vijojnë të jenë të shtruar në spital

    November 28, 2026

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka përditësuar në orën 21:00 bilancin e personave të lënduar gjatë protestës së kësaj të shtune në Tiranë.

    Sipas të dhënave paraprake të raportuara nga strukturat spitalore, 47 persona janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa pesë prej tyre vijojnë të qëndrojnë të shtruar në spital.

    Në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë trajtim mjekësor 36 persona, mes të cilëve 12 efektivë policie, 14 protestues, 6 gazetarë dhe 4 kalimtarë.

    Një efektiv policie, tre protestues dhe një gazetar vijojnë të jenë të shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të lënduarit e tjerë kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut.

    Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 të lënduar, mes të cilëve 8 efektivë policie, një protestues, një punonjës sigurie dhe një deputet.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë personat që kanë marrë trajtim në QSUT e kanë lënë spitalin.

    Bilanci i përditësuar deri në orën 21:00 përfshin 20 efektivë policie, 15 protestues, 6 gazetarë, 4 kalimtarë, një punonjës sigurie dhe një deputet.

    ambulanca ministria protesta te lenduarit Tirane
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    47 të lënduar nga protesta në Tiranë, 5 vijojnë të jenë të shtruar në spital

    November 28, 2026

    Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikuan bizneset dhe makinat përreth

    November 28, 2026

    Vlora mbushet me qytetarë për 114-vjetorin e Pavarësisë, Rama publikon pamje nga atmosfera festive

    November 28, 2026

    Dëbora mbulon Kukësin, në qafat malore trashësia kalon 10 centimetra

    November 28, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Një shqiponjë në xham, por me gjithë shpirtin e Shqipërisë brenda saj”, Peleshi uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë

    Horoskopi i ditës, përgjegjësi dhe biseda që kërkojnë kujdes

    Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.