E shtunë, 28 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sinjale largimi në janar, Jashari drejt një aventure të re?

E ardhmja e Ardon Jasharit te Milani mund të marrë një kthesë që në merkaton e dimrit. Mesfushori 24-vjeçar është në radarët e PSV Eindhoven, që raportohet se ka shfaqur interes konkret për ta transferuar gjatë muajit janar.

Sipas raportimeve të mediave, klubi holandez po shqyrton mundësinë e huazimit të futbollistit, me përfshirjen e një opsioni blerjeje përfundimtare në fund të sezonit.

PSV e sheh Jasharin si një përforcim të rëndësishëm për repartin e mesfushës dhe, sipas të njëjtave burime, ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e tij për të marrë informacion mbi kushtet kontraktuale.

Mbetet për t’u parë nëse Milani do të jetë i gatshëm të lejojë largimin e mesfushorit dhe nëse palët do të arrijnë një marrëveshje në merkaton e janarit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.