Kur shteti që duhet të të mbrojë, të ul në gjunjë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.11.2026, 22:10
Një burrë i gjunjëzuar mbi pllakat e lagura të sheshit. Përballë tij, policë me helmeta, mburoja dhe shkopinj. Ai goditet, ndërsa nuk ka më fuqi të ngrihet nga toka.
Pak çaste më vonë, trupi i tij gjendet i shtrirë përtokë, mes këmbëve të policëve. Janë qytetarët ata që përkulen për t’i dhënë ndihmën që i nevojitet.
Ajo që dhemb në këto pamje nuk është vetëm goditja, por nëpërkëmbja e dinjitetit njerëzor.
Sepse në gjunjë nuk është vetëm një burrë. Në gjunjë është dinjiteti i qytetarit përballë shtetit që ka për detyrë ta mbrojë.
Asnjë uniformë nuk vlen më shumë se dinjiteti i një njeriu. Asnjë pushtet nuk duhet ta harrojë këtë.
Pamje nga Tirana.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit