Lazio, shifrat janë të jashtëzakonshme për rrugën drejt titullit
Nedim Bajrami duket se ka rilindur pas transferimit të tij në Arabinë Saudite, Mesfushori shqiptar ka qenë sërish protagonist për skuadrën e Al Taaëon, këtë radhë në ndeshjen me Al Ahli e vlefshme për javën e 13 të Saudi Pro League të zhvilluar këtë të shtunë.
Në këtë ndeshje, Nedim Bajrami arriti të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 39 teksa u gjend në vendin e duhur në momentin e duhur dhe përfitoi nga një përplasje e topit nga mbrojtësi i skuadrës kundërshtare për ta dërguar me kokë në rrjetë. Një gol që për fat të keq nuk i shërbeu Al Taaëon, pasi ndeshja u fitua 3-1 nga al Ahli.
Ky i kësaj të shtune, ishte goli i dytë i shënuar nga Nedim Bajrami në kampionatin arab në 10 ndeshje të luajtura me skuadrën e Al Taaëon
VIDEO e golit të Nedim Barjamit
Top Channel