Vedat Muriqi është vlerësuar jo vetëm për kontributin në fushë, por edhe për një veprim sportiv të kryer para ndeshjes së Fenerbahces kundër Shakhtar Donetskut në Ligën e Kampionëve.
Gjatë rreshtimit të lojtarëve para ekzekutimit të himnit të kompeticionit, një problem organizativ bëri që Mason Greenwood të mbetej pa një fëmijë shoqërues pranë tij. Fëmija kishte mbetur në korridor për shkak të rrëmujës së krijuar gjatë organizimit.
Të lidhura
None found
Kapiteni i Kosovës ndërhyri menjëherë për ta zgjidhur situatën. Muriqi e mori fëmijën me vete dhe e shoqëroi atë në fushë.
Sipas raportimeve të mediave turke, UEFA i ka dërguar Fenerbahces një letër përmes së cilës kërkon ndjesë për incidentin organizativ. Në të njëjtën kohë, institucioni evropian ka falënderuar sulmuesin kosovar për gjestin e tij.
Mediumi turk Sondakika raporton se ky vlerësim iu përcoll klubit turk në kuadër të sqarimit për ngjarjen e ndodhur para fillimit të takimit.
Muriqi u bë protagonist edhe me paraqitjen e tij në fushë, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 56-të dhe duke i dhënë Fenerbahces fitoren 1-0 ndaj Shakhtarit.
Sulmuesi kosovar kishte qenë vendimtar edhe në triumfin 3-2 kundër Liverpoolit, ku po ashtu kishte realizuar golin e fitores.
Pas këtij rezultati, Fenerbahce ka grumbulluar tetë pikë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Muriqi vazhdon të jetë një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës turke.






