Pamje të rënda vijnë nga protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, ku një i ri është plagosur pasi është qëlluar me plumb gome nga policia.
Në videon shihet qytetari me një dëmtim të dukshëm në pjesën e mjekrës. Nga goditja me plumb gome i është shkaktuar një plagë e hapur, duke krijuar një vrimë në këtë pjesë të fytyrës.
Në pamje shihet momenti kur te riut i bie plumbi i gomes nga zona e demtuar, ndërsa në ndihmë i kanë ardhur qytetarë të tjerë.
Kujtojmë që gjatë tubimit janë regjistruar përplasje të shumta dhe përdorim i gazit lotsjellës, ujit me presion dhe plumbave të gomës.













