Interi shkatërron Genoan e Mario Mitajt, zikaltrit triumfojnë me ‘poker’ golash

Interi shkatërron Genoan e Mario Mitajt, zikaltrit triumfojnë me ‘poker’ golash

22:47, 28/11/2026

Interi ka marrë një fitore të thellë 4-0 ndaj Genoas, në një ndeshje ku zikaltërit dominuan dhe shfaqën forcën e tyre në të gjitha repartet. Në krahun tjetër, Mario Mitaj ishte titullar për skuadrën mike, por nuk mundi të ndihmonte Genoan të shmangte humbjen e rëndë.

Skuadra e Interit e zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të, me Lautaro Martinez, i cili përfitoi nga një pasim i saktë dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të ulët. Përpara golit, Carlos Augusto kishte goditur shtyllën, ndërsa Genoa pati mundësi të barazonte me Milutin Osmajicin, por portieri Ivan Provedel reagoi me dy pritje të shkëlqyera.

Në minutën e 40-të, Marcus Thuram dyfishoi shifrat, duke përfituar nga një top i mbetur në zonë dhe duke mposhtur portierin Justin Bijlow. Interi vijoi presionin dhe në minutën e 44-t gjeti golin e tretë me Federico Dimarcon, pas një pasimi të Lautaro Martinezit. Megjithatë, realizimi u anulua për pozicion jashtë loje pas verifikimit nga VAR.

Zikaltrit nuk u ndalën dhe në minutën e 45+1’ fituan një penallti pas faullit të Sebastian Otoas. Petar Sucic u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 45+3’, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 3-0.

Në fraksionin e dytë, Interi vulosi fitoren në minutën e 54-t me Thuram, i cili realizoi golin e dytë personal, duke përfituar nga një top i kthyer brenda zonës.

Genoa tentoi të ndryshonte diçka me zëvendësime, por Interi vijoi të kontrollonte lojën, duke siguruar një triumf bindës 4-0. Mario Mitaj e nisi takimin nga minuta e parë, në një mbrëmje të vështirë për skuadrën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco