Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni intime në Maldive, larg vëmendjes publike.
Çifti ka zgjedhur ta ndajë këtë moment të veçantë me familjarët dhe njerëzit më të afërt. Jori është shfaqur me një fustan të bardhë elegant, me dantellë dhe shpinë të zbuluar, ndërsa partneri i saj ka zgjedhur një veshje të thjeshtë verore.
Përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ata kanë ndarë momente romantike nga ceremonia, ku nuk kanë munguar as festimet dhe emocionet familjare.
Se një dasmë mund të ishte në planet e saj, Jori e kishte lënë të kuptohej edhe më herët, kur kishte bërë shaka se së shpejti do të ndryshonte mbiemrin.










Komente
Komento