Princesha e Uellsit, Kate Middleton, nuk ka mundur t’i mbajë lotët gjatë një momenti emocional në majën e malit Scafell Pike, në Angli, ku po zhvillonte një sfidë fizike për të ngjitur tri majat më të larta të Britanisë brenda 24 orëve.

Gjatë ngjitjes, vëllai i saj James Middleton i ka bërë një surprizë të veçantë, duke i transmetuar mesazhe zanore nga tre fëmijët e saj, George, Charlotte dhe Louis.

Fjalët e tyre e kanë emocionuar princeshën, e cila nuk i ka fshehur lotët teksa dëgjonte shprehjet e dashurisë dhe mbështetjes nga fëmijët.

Ky moment është pjesë e dokumentarit të saj të ri “Heal”, ku Kate flet edhe për periudhën e vështirë të përballjes me kancerin dhe rëndësinë që familja pati në rrugëtimin e saj.

“Fëmijët më dhanë arsyen për të dalë nga spitali. Ata do të më japin arsyen për ta përfunduar këtë sfidë”, është shprehur ajo.

Para se të niste zbritjen nga mali, Kate vendosi një gur të vogël mes shkëmbinjve, duke ia dedikuar tre fëmijëve të saj.