Sipas njoftimit të Policisë, më 28 nëntor janë kryer bastisje në disa lokacione në Prishtinë, Obiliq dhe Gjakovë.

Pas arrestimit, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë.

Gjatë operacionit, Policia ka sekuestruar një pistoletë me shurdhues dhe pesë fishekë, të gjetur në një automjet.

Në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve është gjetur edhe një pistoletë e tipit TT me shtatë fishekë. Policia ka sekuestruar gjithashtu prova të tjera materiale që mund të ndihmojnë në hetime.

Policia njoftoi se hetimet po vazhdojnë për të identifikuar dhe lokalizuar persona të tjerë të dyshuar, si dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.