Nisin reshjet e dëborës në aksin Korçë–Dardhë, borëpastrueset në terren! ARRSH bën apel për kujdes

28/11/2026 23:06

Reshjet e para të dëborës kanë nisur edhe në aksin rrugor Korçë–Dardhë, duke sjellë ndryshim të kushteve atmosferike në këtë zonë.

Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), ekipet e mirëmbajtjes dhe mjetet borëpastruese janë angazhuar në terren për pastrimin e rrugës dhe mbajtjen e saj të kalueshme.

Aktualisht, aksi Korçë–Dardhë është i hapur dhe qarkullimi vijon pa probleme.

ARRSH u bën apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të pajisen me goma dimërore ose zinxhirë, për të shmangur vështirësitë në qarkullim si pasojë e reshjeve të dëborës dhe uljes së temperaturave.

Top Channel