Nelson Hysa dorëzon meçin ndaj Agit Kabayel

Nelson Hysa e ka përfunduar para kohe meçin më të rëndësishëm të karrierës së tij, pasi është detyruar të dorëzohet në përballjen me kampionin e botës në peshat e rënda, Agit Kabayel.
Sfida u zhvillua në Merkur Spiel-Arena të Dusseldorfit, ku boksieri shqiptar synonte të shkaktonte befasinë dhe të fitonte titullin e botës në kategorinë WBC.
Megjithatë, meçi nuk përfundoi ashtu siç shpresonte Hysa. Në një moment të përballjes, nga këndi i tij u hodh peshqiri i bardhë në ring, duke sinjalizuar dorëzimin dhe ndërprerjen e duelit.
Nga pamjet, ndërprerja u duk se lidhej me një problem fizik të boksierit shqiptar, konkretisht me një lëndim të mundshëm në dorë.
Agit Kabayel gets the early 2nd round stoppage against undefeated Nelson Hysa‼️ #KabayelHysa https://t.co/BXesmVGVwo
— 𝐻𝐸𝐶𝑇𝐸𝐶 𝐵𝑂𝑋𝐼𝑁𝐺 (@HECCTECC) November 28, 2026
Për Hysën, kjo ishte mundësia e parë për t'u shpallur kampion bote, pasi hyri në këtë përballje me një bilanc të përsosur prej 25 fitoresh në po aq meçe, 23 prej tyre me nokaut.
Në anën tjetër, Kabayel e mbrojti titullin e tij ËBC në shtëpi, duke vazhduar serinë e fitoreve në boksin profesionist. Gjermani, para kësaj sfide, kishte bilanc prej 27 fitoresh dhe asnjë humbjeje, me 19 nokautime./Telegrafi/








































