Agit Kabayel triumfon me nokaut ndaj Nelson Hysës! Boksieri gjerman ka arritur të mbyllë duelin që në raundin e dytë, duke treguar epërsinë e tij në ring dhe duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit shqiptar.
Hysa e pati të vështirë të përballonte fuqinë e goditjeve të Kabayelit, ndërsa situata u bë edhe më e komplikuar pas një dëmtimi që pësoi në krahun e majtë. Për shkak të dëmtimit, boksieri shqiptar e pati të pamundur të vazhdonte përballjen.
Në këto kushte, stafi i tij vendosi të dorëzojë ndeshjen, duke hedhur flamurin e bardhë në tapet dhe duke i dhënë fund duelit që në raundin e dytë.
Kështu, Agit Kabayel del fitues me KO teknik, ndërsa për Nelson Hysën kjo përballje përfundon në mënyrë zhgënjyese, për shkak të dëmtimit që nuk e lejoi të vijonte luftën në ring.