Pas rreth 10 orësh përplasjeje dhe tensionesh të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, protesta e 28 Nëntorit ditën e Pavarësisë, ka përfunduar. Tubimi, i cili nisi në orën 10:00 të paradites, u shoqërua gjatë gjithë ditës me përplasje të përsëritura, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, si dhe hedhje gurësh e molotovësh në drejtim të policisë. Përplasjet u përhapën në disa zona të kryeqytetit, ndërsa u raportuan edhe dëmtime në godina institucionesh shtetërore.