Boksieri shqiptar Nelson Hysa është dorëzuar në raundin e dytë në përballjen me turkun me shtetësi gjermane Agit Kabayel, duke humbur një nga sfidat më të rëndësishme të karrierës së tij. Mënyra se si Hysa, pasi i dha disa goditje turkut, u tërhoq në raundin e dytë, ngre dyshime të forta për ndonjë pazar të mundshëm, edhe pse flamuri i bardhë u ngrit për shkak të një dëmtimi në shpatull.
Dueli u zhvillua në “Merkur Spiel-Arena” në Duseldorf, ku Kabayel mbrojti për herë të parë titullin e kampionit botëror të peshave të rënda në versionin WBC.
Për Hysën (42 vjeç), ishte i pamposhtur me rekord 25-0 dhe 23 nokaute, teksa ky është shansi i parë për një titull botëror, por nuk ia doli. Në vitin 2024 ai u bë kampion evropian i WBO-së dhe arriti renditjen më të lartë të një boksieri shqiptar.