Nelson Hysa pëson humbje ndaj Agit Kabayelit, dueli përfundon në raundin e dytë
Boksieri shqiptar Nelson Hysa është mposhtur nga Agit Kabayel në duelin për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë, të zhvilluar të shtunën në Düsseldorf të Gjermanisë.
Kabayel, boksieri me prejardhje kurde që përfaqëson Gjermaninë, triumfoi me TKO në raundin e dytë, duke mbrojtur me sukses titullin e tij në WBC.
Hysa qëndroi në ring për rreth pesë minuta, por u detyrua ta ndërpriste meçin pasi pësoi një lëndim në krahun e majtë.
Pas këtij rezultati, Agit Kabayel vazhdon të mbetet kampion i botës në kategorinë e rëndë, ndërsa për Nelson Hysën dueli në Düsseldorf përfundoi me humbje.















