Data 5 duket se rezervon një surprizë për DJ Gimbon dhe Selinën. I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Gimbo ka zbuluar se çifti po planifikon diçka të veçantë që lidhet me këtë datë, duke preferuar të mos tregojë më shumë detaje.
Gjatë bisedës, ai ka treguar se numri 5 lidhet me disa prej momenteve më të rëndësishme të jetës së tyre, nga martesa brenda shtëpisë së Big Brother VIP deri te banesa dhe projektet muzikore.
Ori Nebiaj: Çfarë është data 5?
Orinda Huta: Ajo thotë do të martohem në datën 5, po në cilin muaj?
DJ Gimbo: Edhe në cilin vit. Ka diçka me datën 5, që unë dhe Selina… Nuk jua kallëzojmë. E mbajmë të fshehtë edhe pak, ama data 5 ka me qenë shumë e mirë. Ajo ka fituar BBV5, e kemi banesën në katin e pestë, kënga dje është publikuar më datë 5. Unë datën 5 e kam të gjithën të zënë.
Selina: Në datën 5 jemi martuar në Big Brother.
Megjithatë, se çfarë kanë planifikuar konkretisht Gimbo dhe Selina për datën 5, çifti ka zgjedhur ta mbajë ende sekret.