Irani dyshohet se ka përdorur shërbimin satelitor të internetit Starlink të kompanisë SpaceX gjatë sulmeve ndaj forcave amerikane, pas nisjes së goditjeve të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.
Lajmi raportohet nga Washington Post, duke iu referuar burimeve pranë diskutimeve të brendshme të kompanisë.
Sipas medias, Elon Musk u informua për dy përdorime të paautorizuara të Starlink, të cilat dyshohet se lidhen me përpjekjet e Iranit kundër forcave amerikane.
Ndërkohë, ushtria amerikane ka përdorur edhe versionin ushtarak të teknologjisë, Starshield, për dronët njëpërdorimësh.
Përdorimi i Starlink në konfliktet gjeopolitike ka shtuar shqetësimet për kontrollin dhe shfrytëzimin e këtij shërbimi nga aktorë të ndryshëm.
Edhe pse Starlink nuk është i licencuar në Iran, Elon Musk ka deklaruar më herët se shërbimi është aktiv në këtë vend.
Autoritetet iraniane kanë kufizuar aksesin në internet që prej nisjes së konfliktit me SHBA-në dhe Izraelin.
© SYRI.net