Dëbora dhe temperaturat e ulëta përfshijnë Kukësin, vështirësi në disa zona malore
Një lokal në qytetin e Fierit është bërë objekt i një sulmi të dyshuar me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.
Ngjarja është konstatuar rreth orës 04:15, kur pronari i biznesit ka njoftuar policinë për dëmtimin e fasadës së lokalit. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Më datë 29.11.2026, rreth orës 04:15, shtetasi R. M., rreth 44 vjeç, banues në Fier, ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar fasada e lokalit, dyshohet me lëndë plasëse.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Top Channel