Aktualitet

Lëndë plasëse në oborrin e një banese në Ksamil, dëme materiale!

Një sasi e vogël lënde plasëse dyshohet se është hedhur rreth orës 02:45 të mëngjesit të sotëm në oborrin e banesës së një 76-vjeçari me inicialet I.A., banues në Ksamil.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit ose autorëve dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi: 

Ksamil/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 02:45, në oborrin e banesës së shtetasit I. A., 76 vjeç, banues në Ksamil, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.