Kronikë

Protesta e 28 Nëntorit/ Arrestohen 12 persona, procedohen penalisht 19 të tjerë, Policia: U dëmtuan 17 efektivë

09:00 - 29.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

12 persona janë arrestuar dhe 19 të tjerë janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, në lidhje me aktet e dhunës të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, protestuesit dyshohet se kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov. Gjithashtu, gjatë tubimit janë regjistruar bllokime të qarkullimit dhe dëmtime të pronës publike.

Policia bën me dije se si pasojë e incidenteve janë dëmtuar 17 punonjës policie.

Në pranga kanë rënë E. K., 32 vjeç, H. Xh., 18 vjeç, S. A., 53 vjeç, M. D., 47 vjeçe, B. H., 25 vjeç, E. D., 27 vjeç, L. V., 55 vjeç, E. C., 32 vjeç, K. J., 31 vjeç, Y. M., 38 vjeçe, Sh. Ç., 29 vjeç dhe D. Ç., 23 vjeç.

Ndërkohë, 19 shtetas të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimet e kundërligjshme gjatë protestës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.