Dy shtetas të Serbisë dyshohen për kalim të paligjshëm të kufirit në Leposaviq
Policia e Kosovës ka shoqëruar dy shtetas të Serbisë, një burrë dhe një grua, nën dyshimin se kanë kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin në Koshuticë të Leposaviqit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është regjistruar më 28 nëntor, rreth orës 21:00.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar me vendim të prokurorit. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.















