Shpërthim me tritol në një lokal në Fier
🇬🇧 Read in EnglishNjë tjetër shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Fier. Këtë herë, në shënjestër dyshohet se ka qenë një lokal, fasada e të cilit është dëmtuar nga shpërthimi.
Ngjarja është konstatuar rreth orës 04:15 të datës 29 nëntor 2026, kur pronari i biznesit, një 44-vjeçar me inicialet R. M., ka njoftuar policinë për dëmtimin e fasadës së lokalit të tij.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga shpërthimi i një sasie lënde plasëse. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur mbledhjen e provave për dokumentimin e rastit.
Nën drejtimin e Prokurorisë, hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e shpërthimit, identifikuar autorët dhe përcaktuar motivet e mundshme të sulmit ndaj biznesit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



