Kronikë
Fier/ Dyshohet se iu vendos lëndë plasëse, dëmtohet fasada e një lokali

Një biznes në qytetin e Fierit është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele, ndërsa dyshohet se fasada e tij është goditur me lëndë plasëse.
Ngjarja është konstatuar rreth orës 04:15, kur pronari i lokalit, një 44-vjeçar me inicialet R. M., ka njoftuar Policinë për dëmtimin e fasadës së biznesit të tij.
“Më datë 29.11.2026, rreth orës 04:15, shtetasi R. M., rreth 44 vjeç, banues në Fier, ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar fasada e lokalit, dyshohet me lëndë plasëse.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




