Rikthehet dëbora në juglindje, temperaturat deri në -12°C
Reshjet e dëborës janë rikthyer në zonat malore të juglindjes së vendit, duke zbardhur edhe fshatin turistik të Dardhës në Korçë.
Në lartësitë mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit, trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 centimetra, ndërsa reshjet janë shoqëruar me rënie të ndjeshme të temperaturave. Në Dardhë, temperaturat minimale parashikohet të zbresin deri në -12 gradë Celsius.
Përveç Dardhës, reshje dëbore janë regjistruar edhe në Voskopojë, Vithkuq dhe Shtyllë të Korçës, në Qafë Thanë dhe zonën e Mokrës në Pogradec, si dhe në zonat malore të Kolonjës.
Situata deri më tani paraqitet e qëndrueshme sa i përket furnizimit me energji elektrike, megjithëse në disa fshatra të thella malore janë shënuar ndërprerje të herëpashershme, për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik.
Ndërkohë, të gjitha akset rrugore në juglindje janë të hapura dhe qarkullimi i automjeteve vijon normalisht, përfshirë edhe rrugët që lidhin Korçën me fshatrat turistikë.
Për shkak të temperaturave të ulëta dhe rrezikut të krijimit të ngricave në rrugë, Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve drejt zonave malore dhe të pajisin automjetet me goma dimërore.
Vlora përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve
Tiranë, hodhi molotov në drejtim të policisë gjatë protestës, arrestohet 18-vjeçari (VIDEO)
Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Fier, dëmtohet fasada
- 09:38 Vlora përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve
- 09:36 Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë historinë e përbashkët dhe aspiratën për BE
- 09:32 Tiranë, hodhi molotov në drejtim të policisë gjatë protestës, arrestohet 18-vjeçari (VIDEO)
- 09:03 Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Fier, dëmtohet fasada
- 09:00 Dhuna gjatë tubimit në Tiranë, arrestohen 12 persona dhe procedohen 19 të tjerë, plagosen 17 efektivë policie
- 08:34 29 Nëntori, Rama uron shqiptarët për Ditën e Çlirimit