VIDEO/ Reshjet e dëborës përfshijnë qarkun e Kukësit, vështirësi në disa zona malore

08:42, 29/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qarku i Kukësit është përfshirë gjatë gjithë natës nga reshje dëbore, të shoqëruara me erëra të forta dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.

Si pasojë e temperaturave të ulëta, në disa akse rrugore janë krijuar ngrica, ndërsa në qafat malore, në lartësinë mbi 800 metra, trashësia e dëborës ka kaluar 20 centimetra.

Deri më tani nuk raportohet për bllokim të akseve rrugore nacionale. Megjithatë, vështirësi në qarkullim janë evidentuar në fshatrat e njësive administrative Arrën, Kalis, Grykë-Çajë, Shishtavec, Zapod dhe Topojan.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe të sigurohen që automjetet të jenë të pajisura me pajisjet e nevojshme dimërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco