E diel, 29 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 sekonda më parë
Kronikë

EMRI/ Hodhi molotov në drejtim të policëve gjatë protestës, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

18-vjeçari  Andrea Qorraj është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka hedhur një koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pranë ish-hotel “Dajtit”, ku i riu ka rrezikuar jetën dhe shëndetin e efektivëve të angazhuar me shërbim.

NJOFTIMI:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të veprimeve hetimore për evidentimin dhe dokumentimin e akteve të dhunshme gjatë protestës së zhvilluar dje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Q., 18 vjeç.

Reklamë

Arrestimi i tij u krye pasi, dje, pranë ish-hotel “Dajti”, hodhi koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë të planizuar me shërbim, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, mbetur në tentativë, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.