Nelson Hysa u mposht nga Agit Kabajel para mbi 50 mijë tifozëve në Duseldorf të Gjermanisë. Boksieri shqiptar pati mundësinë që të bëhej kampion i peshave të rënda, por pësoi dëmtim dhe u dorëzua në raundin e dytë.
Hysa tregoi zhgënjimin e tij pasi u detyrua të dorëzohet. Përballja zgjati 5 minuta, teksa ekipi i tij hodhi peshqirin në ring për shkak të dëmtimit.
“Nuk kishte as grusht. Në fund ma kapi bërrylin me dy duar. Se nuk u përplasa në grushta unë me të. Ma tërhoqi krahun. Ndeshje e lehtë. Ai nuk gjuante.
Nuk kishte grusht fare. I hante të gjithë të majtat në kokë. I ikën sytë, po të bëj be Zotin. I kanë ikur këmbët dhe duart”, shprehet Hysa teksa ndodhet me ekipin e tij duke marrë ndihmën mjekësore.
© SYRI.net
Ronaldo ‘synon’ rekordin prej 1000 golash, para se të mbyllet 2026-a
Liverpooli i kthen sytë kah ylli i Barcelonës, për ta përforcuar mbrojtjen
Chivu: Interi është 'skuadra për t’u mposhtur' në Serie A, askush nuk do të na dhurojë asgjë falasBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: