• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dëborë mbi 20 centimetra në qafat malore, ngrica në disa akse të Kukësit dhe Dibrës

by Bota Bota
November 29, 2026
in Aktualitet
Dëborë mbi 20 centimetra në qafat malore, ngrica në disa akse të Kukësit dhe Dibrës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dëbora dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë veriun e vendit, duke sjellë vështirësi në disa zona malore. Në Kukës, Bulqizë dhe Dibër, reshjet e dëborës janë shoqëruar me ngrica në rrugë dhe rënie të ndjeshme të temperaturave, ndërsa në liqenin e Kukësit janë rritur ndjeshëm prurjet.

Qarku i Kukësit është përfshirë gjatë gjithë natës nga reshje dëbore, të shoqëruara me erëra të forta dhe temperatura të ulëta. Në qafat malore, mbi 800 metra lartësi, trashësia e dëborës ka kaluar 20 centimetra, ndërsa ngricat kanë vështirësuar qarkullimin në disa fshatra të njësive administrative Arrën, Kalis, Grykë-Çajë, Shishtavec, Zapod dhe Topojan. Ndërkohë, reshjet kanë sjellë rritje të prurjeve në liqenin e Kukësit, të cilat gjatë dy ditëve të fundit kanë kaluar 450 metra kub në sekondë.

Në Bulqizë, reshjet e dëborës kanë zbardhur qytetin dhe zonat përreth, ndërsa temperaturat kanë zbritur deri në minus 6 gradë Celsius. Ngrica janë evidentuar në akset Bulqizë–Peshkopi, Ura e Çerenecit–Librazhd dhe Qafë e Buallit–Krastë, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

Edhe në Dibër, reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë natës, me trashësi që në qytetin e Peshkopisë ka arritur në 15 centimetra, ndërsa në zonat e thella malore ka kaluar 25 centimetra. Temperaturat e ulëta kanë krijuar ngrica në rrugë, por deri më tani qarkullimi paraqitet i qetë.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë në zonat malore, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Tags: deboredibërKukësMotingrice
Previous Post

Me hematoma në kokë/ Maliqi nxjerr pamjet: 20-vjeçari nga Kuçova në reanimacion!

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Dëborë mbi 20 centimetra në qafat malore, ngrica në disa akse të Kukësit dhe Dibrës

Dëborë mbi 20 centimetra në qafat malore, ngrica në disa akse të Kukësit dhe Dibrës

November 29, 2026
Me hematoma në kokë/ Maliqi nxjerr pamjet: 20-vjeçari nga Kuçova në reanimacion!

Me hematoma në kokë/ Maliqi nxjerr pamjet: 20-vjeçari nga Kuçova në reanimacion!

November 29, 2026
Pamje të rënda/ Momenti kur protestuesit i nxjerrin plumbat nga mjekra

Pamje të rënda/ Momenti kur protestuesit i nxjerrin plumbat nga mjekra

November 28, 2026
Shkon në 48 numri i të plagosurve gjatë protestës së 28 Nëntorit

Shkon në 48 numri i të plagosurve gjatë protestës së 28 Nëntorit

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, detajet e para

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, detajet e para

November 28, 2026
Mbyllet protesta e 28-Nëntorit, boshatiset sheshi “Skënderbej”

Mbyllet protesta e 28-Nëntorit, boshatiset sheshi “Skënderbej”

November 28, 2026

MedAL/ Reforma që deformon tregun e barnave dhe rrezikon pacientët

November 28, 2026
FOTO/ Vijojnë tensionet, policia shoqëron protestuesin e gjakosur në kokë

FOTO/ Vijojnë tensionet, policia shoqëron protestuesin e gjakosur në kokë

November 28, 2026
Përsëritet precedenti/ Një tjetër protestues goditet me plumb gome në sy

Përsëritet precedenti/ Një tjetër protestues goditet me plumb gome në sy

November 28, 2026
Lubonja: Protesta u përça, mungoi një përfaqësi e përbashkët, dyshime për të infiltruar

Lubonja: Protesta u përça, mungoi një përfaqësi e përbashkët, dyshime për të infiltruar

November 28, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Përplasje me armë zjarri në Itali, ekzekutohet shqiptari

    Përplasje me armë zjarri në Itali, ekzekutohet shqiptari

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet lokale të 9 majit, kandidatët e mundshëm të PS-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Horoskopi për ditën e mërkurë, 25 nëntor 2026

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL