Sport

Nelson Hysa nuk ia doli, u dorëzua përballë gjermanit Kabayel!

Nelson Hysa u dorëzua në raundin e dytë përballë boksierit gjerman, Agit Kabayel për peshat e rënda në WBC, në duelin për titull. Një dëmtim në krahun e djathtë ka bërë që boksieri shqiptar ta kishte të pamundur të vazhdonte më tej në “Merkur Spiel-Arena” në Düsseldorf.

Në një moment Hysa eci drejt qoshes me atë që dukej të ishte një dëmtim në dorën e djathtë, bërryl ose shpatull, u rikthye derisa stafi i tij hodhi një peshqir në shenjë dorëzimi.

Kështu, Agit Kabayel fitoi me një nokaut teknik në raundin e dytë ndaj sfiduesit nr. 16. Përmirësoi rezultatin në 28-0, ndërsa Hysa, në ditën e pavarësisë së Shqipërisë, humbi për herë të parë pas 25 fitoreve.

Më jepni emrat e mëdhenj, tha Kabayel. Ndoshta Daniel (Dubois). Ndoshta Filip (Hrgovic). Ndoshta fituesi i Tyson Fury dhe Anthony Joshua.