Bota

Spanja i drejtohet kutive të votimit për të rinovuar parlamentin!

Qendrat e votimit janë hapur në Spanjë, ku qytetarët me të drejtë vote thirren të votojnë për të zgjedhur dhomat e “Cortes Generales”, parlamentit të vendit anëtar të Bashkimit Europian.

Parlamentaret zhvillohen vetëm sot, në orarin 09:00 me 20:00. Sipas Ministrisë së Brendshme spanjolle, rezultatet paraprake priten rreth orës 22:30.

Këto zgjedhje mbahen para përfundimit të rregullt të mandatit legjislativ, pas krizës së kabinetit të kryeministrit Pedro Sánchez, muajin e kaluar e që çoi në shpërndarjen e parlamentit. Sfida është mes tij dhe aleancës PP-Vox.

Tani pritet një votim vendimtar lidhur me formimin e qeverisë së ardhshme.