Eksploziv lokalit në Fier/ Ponari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

Eksploziv lokalit në Fier/ Ponari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

09:30, 29/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pronari i lokalit ku u vendos një sasi e vogël eksplozivi ka qenë personi që ka njoftuar sallën operative të Policisë, pasi ka konstatuar dëmtimin e fasadës së biznesit. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ai ka deklaruar se persona të paidentifikuar i kanë vendosur eksploziv në ambientet e lokalit, duke i dëmtuar xhamin e portës kryesore.

I marrë në pyetje Renato Mellaraj nga grupi hetimor, pronari i lokalit, ka deklaruar se nuk ka konflikte apo probleme me persona të tjerë dhe se nuk ka dyshime se kush mund të fshihet pas kësaj ngjarjeje. Besoj se do ketë qenë gabim shënjestre.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e vendosjes së eksplozivit. Burimet bëjnë me dije se në momentin e shpërthimit nuk ka pasur lëvizje kalimtarësh në zonë, çka e vështirëson identifikimin e personave që mund të kenë parë apo dëgjuar diçka.

Në kuadër të hetimeve, janë sekuestruar edhe disa kamera sigurie në zonën përreth, pamjet e të cilave pritet të ndihmojnë grupin hetimor për të identifikuar lëvizjet e personave të dyshuar, itinerarin e tyre dhe mënyrën se si është vendosur lënda plasëse.

Policia po punon për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje dhe për të identifikuar autorët, ndërsa ende nuk ka një motiv të konfirmuar për vendosjen e eksplozivit. /Xhemil Beharaj - Syri tv/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco